Propaganda ruse në një tjetër nivel, ushtarët që u kapën peng nga ukrainasit ankohen se në qeli ishte ftohtë

Disa të rinj rusë që thonë se kanë marrë pjesë në pushtimin e Ukrainës, janë ankuar së fundmi për kushtet e këqija në të cilat u mbajtën pasi u kapën peng nga ushtarët ukrainas.
Videon me disa intervista e ka publikuar media e kontrolluar nga shteti në Rusi, “RT”, dëgjohen ushtarët rusë që flasin nga shtrati i spitalit, teksa ankohen se ukrainasit i kanë rrahur pasi i kapën peng.
Lajmi i “RT” është konsideruar si propagandë e ulët dhe ka ngjallur reagime të shumta negative te komentuesve që i akuzojnë në rrjetet sociale.
Një prej ushtarëve majde dëgjohet teksa thotë se “na mbajtën në ambiente të ftohta dhe na kërcënonin vazhdimisht”.
Ushtarët rusë kanë kryer masakra të shumta në qytetet e Ukrainës, siç po tregojnë pamjet tashmë që pushtuesit janë larguar. Bucha është një prej qyteteve më të goditura, ku rusët nuk kanë kursyer as gra e fëmijë. Disa raportime thonë se ata kanë përdhunuar vajza të mitura dhe më pas i kanë shtypur trupat e tyre me tanke për të fshehur gjurmët.