Tritan Shehu: Yuri Kim të mbajë vendin e të mos merret me punët tona

Deputeti demokrat Tritan Shehu komentoi situatën në Partinë Demokratike. Shehu tha se Enkelejd Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar të PD dhe asgjë më tepër.

“S’mund të jetë kryetar i PD i emëruar nga Gazment Bardhi i cili dhe vetë është i shkarkuar. Alibeaj duhet të  sqarojë pozicionin e tij dhe të thotë që është kreu i grupit parlamentar të PD”-tha Shehu.

Sa i takon deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila quajti Alibeajn kryetar të PD, Shehu tha se ajo ka bërë një gafë diplomatike dhe kërkon të dobësojë opozitën.

“Në këto elementë s’ka pse të futet asnjë nga ambasdorët, të mbajnë pozicion të baraslarguar nga aktorët politikë shqiptarë të cilët tashmë qartësisht me zhvillimet politike dhe vendimin e gjykatës kanë qartësuar pozicionin e tyre”-tha Shehu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT