Helmimi i fëmijëve nga Kinder/ BE nis hetimet në këto 9 shtete të Europës

Dhjetëra raste të dyshuara për salmonelë bënë të ngrihej alarmi kundër ngrënies së çokollatës Kinder në 9 shtete.
Menjëherë pas njoftimit të dhënë nga Agjencia Evropiane e Shëndetësisë Ferrero i tërhoqi vezët e çokollatës Kinder Surprise nga raftet në Britani dhe Irlandë të hënën në atë që tha se ishte një masë paraprake.
Kompania italiane e ëmbëlsirave tha të mërkurën se asnjë produkt Kinder i lëshuar në treg nuk kishte dalë me salmonelë.
Agjencia e Bashkimit Evropian nuk e përmendi Ferrero-n apo ndonjë kompani tjetër në një deklaratë, por paralajmëroi të mërkurën se rastet e raportuara ishin kryesisht te fëmijët nën 10 vjeç.
“Përhapja karakterizohet nga një përqindje jashtëzakonisht e lartë e fëmijëve që shtrohen në spital, disa me simptoma të rënda klinike si diarreja me gjak”, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Britania ka numrin më të madh të incidenteve me 63 raste të konfirmuara që nga 5 prilli, tha ECDC, duke shtuar se vende të tjera me raste të mundshme ose të konfirmuara janë Franca, Irlanda, Belgjika, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Suedia dhe Norvegjia.