E FUNDIT/ Kokainë në banane në Portin e Durrësit, arrestohet administratori i firmës “Alba Exotic Fruit”

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Rada”, bënë kapjen e shtetasit: E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë.