ALARMON Ukraina: Rusia po djeg kufomat e ushtarëve në krematoriume

“Sa i përket Mariupolit, shërbimet tona sekrete na thonë se Rusia po përpiqet të fshehë krimet e saj dhe për këtë arsye po përdor krematoriumet e lëvizshme për të djegur kufomat e grave tona dhe fëmijëve.”

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk gjatë një interviste për mediat.

Ndër të tjera bëhet me dije se ajo tha gjithashtu se rusët në furra krematoriumi po djegin trupat e ushtarëve të tyre që mos të shikohen në Rusi.

“Putini po përdor krematoriumet për të fshehur të gjitha veprimet e tij kriminale”, tha Vereshchuk.

Kujtojmë se luftimet mes dy vendeve kanë hyrë në muajn e dytë, teksa deri më tani asnjë prej vendeve nuk është tërhequr edhe pse humbjet kanë qenë të shumta./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT