FOTO/ Çfarë dimë për vajzat e Vladimir Putin dhe pse janë sanksionuar ato?

SHBA ka vendosur sanksione kundër vajzave të rritura të Presidentit Vladimir Putin, Katerina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova. BBC shkruan se të dyja këto janë vajzat e Putinit dhe ish-bashkëshortes së tij Lyudmila. Çifti u nda në vitin 2013.
Kush janë vajzat e Putinit?
Vorontsova është një akademike, e specializuar në sistemin endokrin. 36-vjeçarja udhëheq programe të financuara nga shteti që kanë marrë miliarda dollarë nga Kremlini drejt kërkimeve gjenetike dhe që mbikëqyren personalisht nga Putin.
Ndërsa motra e saj, Katerina Tikhonova, 35 vjeç, është përshkruar nga Shtëpia e Bardhë si një ekzekutiv teknologjik, puna e të cilit mbështet GoR [qeverinë ruse] dhe industrinë e mbrojtjes.
Tikhonova është gjithashtu një kërcimtare rock ‘n’ roll e cila ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Putini është shumë i kujdesshëm për familjen e tij dhe ka thënë më parë: Unë kurrë nuk e diskutoj familjen time me askënd.
Pse sanksionohen vajzat e Putinit?
I pyetur se pse dyshja ishin në shënjestër, një zyrtar i lartë në administratën e Biden tha se SHBA mendonte se gratë mund të kishin kontrollin e disa prej pasurive të babait të tyre.
“Ne kemi arsye të besojmë se Putini, dhe shumë nga miqtë e tij, dhe oligarkët, fshehin pasurinë e tyre, fshehin pasuritë e tyre, me anëtarët e familjes që vendosin pasuritë dhe pasurinë e tyre në sistemin financiar të SHBA-së, si dhe shumë pjesë të tjera të botë”, tha zyrtari.
Kreu i shtetit 67-vjeçar është përpjekur gjithmonë t’i mbajë pasardhësit e tij larg vëmendjes dhe rrallëherë i ka folur apo diskutuar për to, shkruan The Sun.
Por mohimi i babait të tyre nuk ka bërë shumë për t’i shpëtuar apo për t’i mbajtur ato jashtë listës së goditur nga sanksionet, pasi ata u goditën me ndalime udhëtimi dhe ngrirje të pasurive sot.




