“Pashë vdekjen me sy!”/ 69-vjeçarja ukrainase: Trupat ruse hapën një gropë 7 m për të më varrosur në kopshtin tim

Historitë tronditëse nga Ukraina sa vijnë e shtohen, ndërsa gjithmonë e më shumë trupat ruse po shënjestrojnë civilët.
Një gjyshe 69-vjeçare ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga ushtria e Putinit. Tetiana Oleksiienko, tregon e tmerruar se ‘ka parë vdekjen me sy’ teksa trupat rusë i hapën një gropë 7 m në kopshtin pas shtëpisë, duke i thënë se ishte një varr i hapur për të.
Gjatë kësaj kohë forcat e Putin kishin pushtuar fshatin ku ajo banonte, Andrivka që ndodhet 70 km larg Kievit. Ajo rrëfeu se ishte fshehur në bodrumin e një fqinji bashkë me vajzën dhe nipërit të tmerruar teksa rusët sulmin vendin e tyre.
Për shkak se ushtria ruse po i afrohej zonës, ajo u detyrua të lëvizte nga vendi ku ishte fshehur dhe ishte kthyer në banesën e saj, ku edhe kishte parë varrin e gërmuar.
“Ata gërmuan me lopata dhe më pas morën një traktor. Unë i pyeta se çfarë ishte ajo gropë e hapur dhe ushtarët u përgjigjën, një varrezë, kjo është një varrezë për ju.”– tregon ajo mes lotësh.
Oleksiienko tregon më tej se ushtarët e Putinit synonin të hidhnin trupat e civilëve të vrarë në varreza masive, por fatmirësisht ukrainasit morën kontrollin e zonës dhe nuk arritën të realizonin qëllimin e tyre. Ndërkohë tmerret në Bucha dhe në qytete të tjera janë tronditur botën, për shkak të civilë të cilët ishin lidhur, vrarë dhe më pas shpërndarë në qytet.