E FUNDIT/ Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Nga votimi, rezultoi se 93 shtete votuan pro, mes tyre edhe Shqipëria, ndërsa 24 votuan kundër përjashtimit të Rusisë. Një numër i konsiderueshëm prej 58 vendesh vendosën të abstenonin.

Sipas draft rezolutës, një vend përjashtohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut kur kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT