Legalizimi i kanabisit/ Ide e vjetër e Ramës apo “nevojë” e shqiptarëve?

Në kohën kur ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, mik i afërt me Kryeministrin Rama, hodhi idenë e legalizimit të kanabisit në vitin 2014, pati një valë të fortë reagimi dhe kundërshtimesh.

Kryeministri Rama u shpreh në atë kohë se: “Shqipëria nuk ishte gati për legalizimin e kanabisit madje me ironi shtoi se legalizimi i kanabisit mund të shërbente vetëm për të qetësuar Berishën në shfaqje si ajo e së enjtes në parlament”.

Për disa vite, debati për legalizimin e kanabisit u shua, ndërsa u shtuan akuzat drejtuar Qeverisë se lejoi kanabizimin e vendit. Por, gjatë viteve 2020 dhe 2021, kreu i qeverisë e riktheu edhe një here në qendër të vëmendjes ktë debat, kur tha se qeveria po përgatiste draft-propozimin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore madje foli për ekspertizë ndërkombëtare, me të cilën po konsultohej për legalizimin e kanabisit.

Në prani edhe të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, më 9 maj 2020, Rama njoftoi: “Kemi thuajse një vit që po punojmë për këtë dhe për pak ajo (nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore) do të jetë gati. Kështu që, shumë shpejt drafti do të jetë gati dhe do të hapet pastaj për diskutim publik”.

Ndërsa në konferencën e fundvitit me mediat, kreu i qeverisë pregatiti terrenin e një vendimmarrje në favor të legalilzimit të kanabist mjekësor. “Kultivimi dhe përpunimi i monitoruar kanabisit për qëllime mjekësore, është sot një instrument që shumë vende e përdorin. Sot ka ende njerëz që thonë ende nuk është koha për të hyrë në këtë proces, e kam kundërshtuar edhe unë. Por nuk mund të presim më. Është një vendimmarrje që na duhet të kapërcejmë përtej kartonit, duhet të marrim opinion të shqiptarëve”, tha Rama.

Pra, ajo që sot kryeministri Rama e shiti si një “kërkesë të popullit” për legalizimin e kanabisit, rezulton të jetë një ide e qartë e kreu të qeverisë që gjatë këtyre viteve ka menduar si 61% e shqiptarëve që pyetjes për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore i janë përgjigjur pozitivisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT