“Të përgjërohem bëhu deputet”, Flamur Noka tregon prapaskenat: Basha më është lutur gjatë veç që të bëhem deputet i tij, ja pse pranova

Flamur Noka ka treguar se Lulzim Basha i është përgjëruar që të bëhet pjesë e listës së tij elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në një intervistë ai tregon se ish kreu i PD ka insistuar gjatë duke u lutur vetëm që Noka të bëhej pjesë e skuadrës së tij si kandidat.

“E kam kuptuar me kohë. Unë kam rrefuzuar të kandidoj në zgjedhjet e 25 prillit me firmën e Lulzim Bashës. Basha më është lutur disa ditë me radhë dhe negociata serioze vetëm e vetëm që unë të pranoj të bëhem deputet. Por unë dija shumë gjëra, shumë pazare dhe që kishte kohë të fuste thikën pas shpine ndaj PD-së. Prandaj nuk kam pranuar dhe pas shumë negociatave, për hir të demokratëve hajd pranova që mos dëmtohej fushata”, tha Noka.

Nuk e dimë ende nëse Basha ka ndezur edhe ndonjë qiri pasi është e habitshme sesi ka mundur të bindë një intelektual si Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT