“SHBA e anëtarësoi me forcë Shqipërinë në NATO, jo PD”/ Rama për vonesat e negociatave me BE: S’po bëjnë hap me natyrë strategjike!

Kryeministri Edi Rama shprehet se Partia Demokratike nuk e anëtarësoi Shqipërinë në NATO, por këtë e realizoi SHBA.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama tha se Bashkimi Europian nuk po bën një hap përpara strategjik për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Arritjen që ta çojmë Shqipërinë në humnerë nuk e kemi. Që ta bëjmë një vend qesharak, ku të huajt hynin dhe dilnin nuk e kemi çuar. Kjo është situata e 2013.

Shqipërinë në NATO nuk e anëtarësoi PD. Shqipërinë në NATO e anëtarësuan SHBA-të, e futëm me forcë në NATO. Janë çështje shumë të qarta për të njëjtën arsye.

Në atë kohë, SHBA-të vendosën që të bëjnë një hap me natyrë strategjike, për të njëjtën arsye jemi tek pragu i derës në BE. BE nuk e bën një hap me natyrë strategjike, sepse kur vijmë në këtë pikë, nuk është më e rëndësishme se çfarë ke bërë ti, është e rëndësishme se sa duan ata që ti të jesh pjesë” – tha Rama./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT