Sulmet e Berishës ndaj Yuri Kim, reagon Escobar: Jam i tronditur! Pozicioni i SHBA me non gratat, i pandryshueshëm

Zëvendës ndihmësi sekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministritr Sali Berisha, kundrejt ambasadores Yuri Kim, për të cilën tha se “po shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe te terrenit që ka gjetur tek Rama dhe Basha të bëjë rolin që si takon”.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar për Top Channel.

Të shpresuarit nga Sali Berisha se vendimi “Non Grata”mund të ndryshojë, mbetet vetëm një shpresë, pasi i vendosur Escobar thotë se ky vendim është “ i pandryshuar”.

“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, sipas Escobar

Back to top button
LAJMET E FUNDIT