“Non grata” e SHBA/ Berisha pesimist për ecurinë e gjyqit në Paris: Blinken ka pushtet, po pati ndërgjegje gjyqtari do vendosë

Sali Berisha është shfaqur pesimist për procesin gjyqësor që ka nisur kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Gjykatën Korreksionale të Parisit, po e ndjek avokati i tij.
Ai dha detaje mbi ecurinë e këtij procesi në një konferencë për mediat me gazetarët nga selia e PD-së.

“Ka kundërshti të forta sepse asnjëri nga ne nuk është qytetar francez dhe se Sekretari Blinken ka imunitet. Ka pro, faktin se shpifja dënohet aty ku lind.

Tani është në ndërgjegjen e gjykatësit ta vendosë. Unë përpjekjen time madhore e kam adresuar te transparenca. Deri sot, nuk kemi një provë të vetme që fakton, përveç deklaratave “fakte kemi, por s’i themi”. Këto nuk qëndrojnë”, tha Berisha.

Një ditë pasi u shpall i papërshtatshëm për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, për shkak se ishte “i përfshirë në korrupsion madhor”, Berisha tha se do të padiste personalisht Sekretarin e Shtetit, për shpifje./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT