Rusia e PRANON për herë të parë: Kjo është një TRAGJEDI për ne, kemi pësuar humbje të mëdha të trupave

Rusia për herë të parë ka pranuar që gjatë pushtimit të Ukrainës kanë pësuar humbje të mëdha. Së fundmi, autoritetet ruse kanë dhënë dhënë vlerësimin më të zymtë deri më tani të pushtimit të saj në Ukrainë, duke përshkruar “tragjedinë” e humbjeve në rritje të trupave.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, gjatë një deklarate bëri me dije se Rusia ka pësuar një numër të lartë humbjesh.

“Kemi humbje të konsiderueshme të trupave. Dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”.

Ai nuk ka specifikuar numrin e viktimave. Në fund të marsit, Rusia tha se kishte humbur 1,351 ushtarë, me 3,825 të tjerë të plagosur. Në të kundërt, një zyrtar i lartë i NATO-s vlerësoi në fund të marsit se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë ishin vrarë në katër javë luftime në Ukrainë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT