E veshur me jelek antiplumb, Von der Leyen në Bucha: Këtu pamë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar së fundmi qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore.

Teksa kujtojmë se në Bucha rusët kryen një masakër të vërtetë, Von der Leyen shton se ajo që pa e gjithë bota është fytyra mizore e ushtrisë së Vladimir Putin.

“Është e paimagjinueshme që ka ndodhur këtu”, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj. “Ne kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit”, shtoi ajo.

Nga ana tjetër kujtojmë se Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe ka akuzuar Ukrainën për organizimin e vdekjeve për të diskredituar trupat e saj.

Megjithatë, ka prova të forta dhe në rritje se krimet e luftës janë kryer nga Rusia, raporton BBC./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT