Thesar në Bulqizë, gropa dhe gërmime misterioze

SKENARET E MUNDSHËM

Gropa misterioze që kanë bërë bulqizakët të flasin e të thurin skenarë të ndryshëm e mistikë.

Ka nga ata që thonë se gojëdhënat e ndryshmet kanë shkuar deri në vesh të gjuetarëve të thesareve që në ish-qytezën mesjetare të Getias e cila shtrihej në fshatin e sotëm Valikardhë të Njësisë Administrative Zerqan në Bulqizë, ka flori të fshehur nën tokë.

Kjo pasi prej muajsh kanë nisur gërmimet e fshehta nga persona të paidentifikuar nga banorët e zonës. Kujtojmë se Valikardha ishte vendi i disa betejave të Gjergj Kastriot Skënderbeut kundër turqve.

Sipas Kryetarit të Fshatit Valikardhë, Agron Allushi, gërmimet në këtë zonë kanë nisur që para një viti. Gërmuesit që kanë ardhur me mjete të rënda si dhe sonda shpimi, kanë bërë disa kërkime, të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme.

Allushi tregon se dikur në vendin ku janë bërë gërmimet sot ka qenë një Han, e gojëdhënat kanë thënë që duhet të ketë pasur ar, e kjo shihet si një arsye që i ka shtyrë gjuetarët e thesareve të gërmojnë.

Pikërisht këtu në këtë vend strategjik Skënderbeu ka zhvilluar betejën e qershorit të vitit 1444 ku turqit pësuan humbje të mëdha. Kjo është beteja e parë pas Besëlidhjes së Lezhës.

Ushtria shqiptare komandohej nga Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, ndërsa ushtria osmane komandohej nga gjenerali turk Ali Pasha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT