Yuri Kim: Askush më shumë se shqiptarët nuk e di çdo të thotë kur dikush të mohon ekzistencën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka folur nga marshimi që po mbahet sot në kryeqytet për ngjarjet në Ukrainë. Ajo ka cituar presidentin Biden kur është shprehur se presidenti rus i bëri keq llogaritë kur nisi sulmin në Ukrainë.

“Putini i kishte bërë keq llogaritë. Ai mendoi se do të futen në Ukrainë dhe se bota do ti hapte rrugë. Ai u ndesh me një mur të fortë, me popullin ukrainas. Është nder për mua të qëndroj këtu me mikun dhe kolegun tim ambasadorin Shkurov. Unë besoj se çdo shqiptar bie dakord me këtë. Nuk e them këtë se thjeshtë ju jeni aleatë me SHBA dhe NATO.

Nuk e them se jeni pjesë e Evropës dhe prisni të bëheni pjesë e BE. E them këtë sepse nuk ka persona, më të fortë se shqiptarët që e dinë mirë që çdo të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën tënde. Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit prej bombave.

Askush nuk e jeh më morë agoninë e të hapurit të varreve për personat që kanë vdekur dhe pamundësia për tu dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin kur dikush shtrin dorën drejt një miku që ka nevojë. Ju bashkohem sot për të shprehur solidaritetin me miqtë ukrainas”, u shpreh ambasadorja Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT