A dihet cili është biznesi i ministres Gërvalla në Gjermani?

13 mijë e 598 euro i ka para të gatshme në dy banka në Gjermani.
Këto janë të ardhurat që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz.
Kryediplomatja Gërvalla ka deklaruar po ashtu 120 mijë euro pasuri të paluajtshme.
Por, Gërvalla që njihet më shumë për gabimet në Twitter, po dyshohet se nuk u tregua krejt e sinqertë me shtetin.
Ndryshe nga Gërvalla, ndaj ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, tashmë është dorëzuar kallëzim penal për mos deklarim ose raportim të rremë të pasurisë.