‘I dehur gjysëm e kohës, i shpall luftë SHBA’/ Presidenca-Veliajt: Përdoret si qen sulmi

Përplasje mes Presidencës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. E gjitha nisi pas një deklarate për mediat të kryebashkiakut Veliaj, i cili u shpreh për mediat në Kongres se presidenti i radhës duhej një personazh normal, duke sjellë edhe një reagim të ashpër. Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka paralajmëruar një konferencë për shtyp të kreut të shtetit pasditën e sotme, edhe pse sipas tij Meta kishte premtuar se nuk do të bënte asnjë reagim në respekt të Kongresit të PS-së, forcë politike e të cilët ka qenë pjesë dikur. Ndërsa nuk i ka kursyer akuzat ndaj Veliajt, duke i përmendur edhe aferën e inceneratorëve e ofendimet.

Tedi Blushi: Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç. Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë i dinë mirë arsyet se përse Organizata Kriminale e inceneratorëve dhe të gjithë kriminalizimit të shtetit e shoqërisë e urren Presidentin Meta si denoncuesin e palëkundur, bazuar mbi fakte publike dhe transparente, jo vetëm të aferës makabre të inceneratorëve, por edhe të shumë koncesioneve të tjera korruptive. Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi.

Por çfarë tha Veliaj për Metën që shqetësoi kaq shumë kreun e shtetit?

Edhe sot në prononcimet e tij për mediat gjatë punimeve të Kongresit, Erion Veliaj nuk i ndali sulmet ndaj Ilir Metës, duke u shprehur se ku i fundit konsumonte lëndë alkoolike dhe i shpallte luftë (gjithmonë sipas kryebashkiakut), SHBA-ve.

“Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesor në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti. Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, deklaroi Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT