“Deklaratat e Veliajt ndaj meje të pa vërteta, të nxjerr fakte”/ Meta: Ja pse u mblodh sot Kongresi i PS-së

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur ditën e sotme një konferencë për mediat teksa në fokus të fjalës së tij ka qenë ironia kundrejtë Kongresit të Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij ai është shprehur se Kongresi është mbledhur nga Rama për t’ju thënë shqiptarëve se të gjithë do të shkojnë në burg, veç tij.
Nga ana tjetër, në fjalën e tij nuk kanë munguar as akuzat kundrejtë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministrit të vendit Edi Rama, teksa sërish ka hedhur hije dyshimi për rezultatet zgjedhore.
“Koka e vërtetë e kësaj aferë dhe organizatë mblodhi sot një kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përveç meje. Nuk dëshiroja të merresha me pjesën tjetër të hartimit banal anti-president nga zogu i Tiranës. E kam për detyrë, ndaj atyre që marrin shërbime nga ambasadat tona, që mund të jenë të kënaqur. Ndaj personelit të shërbimit tonë diplomatik, kudo, edhe jashtë. Ndaj partnerëve që mund të jenë të shqetësuar nga shpifje të tilla që Presidenti paska bllokuar firmosje e dekreteve për ambasadorë.
Të gjitha janë vetëm mashtrime dhe nuk janë rastësisht sot ditën e Kongresit. Nëse do të kishte ankesa, me raporte mes Ministrisë së Jashtme dhe Presidentit do të evidentohej nga Ministria e Jashtme përmes fakteve. Faktet janë shkresat, propozimet. A mund të thotë Ministria e Jashtme, apo qeveria, apo qoftë edhe Bashkia e Tiranës që ka dërguar një propozim për ambasadorë të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit dhe nuk është emëruar. Presidenti ka bërë disa emërime ashtu sikurse janë paraqitur. Kur ata shkelin ligjin dhe sjellin te Presidenti përpara Parlamentit, presidenti i kujton ligjin. Janë me dhjetëra ish deputetë dhe deputete apo njerëz politik. Nëse thash dikur për një që gënjen për orën, ky edhe në gjumë gënjen. E ka nxjerrë me pahir atje. Pse i 17 në Tiranë u vendosën përpara ish-ministrave dhe figurave politike, ku ishin paralajmëruar”, tha Meta./ Gazeta Shqip