Presidenti Meta kundër legalizimit të kanabisit: Do t’i vihet kazma bujqësisë dhe blegtorisë

Presidenti Ilir Meta është pyetur ditën e sotme për legalizimin e kanabisit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në konferencë Meta u shpreh se me këtë nismë, Rama po kërkon që të legalizojë krimin në Shqipëri. Sipas Ilir Metës kjo nismë do të shkatërrojë bujqësinë dhe blegtorinë.

“Kjo e kanabisit nuk është e re. Ajo ka filluar që me vizitën tek nënë Feridea. Tani kërkon të ligjërojë kriminalizimin e shtetit dhe organeve ligjëzbatuese. Ti vihet kazmën bujqësisë dhe blegtorisë. Kjo është e qartë. Por besoj është shumë e përkohshme. Dëshirë që vetëm shpejton zhvillimet për të kthyer Shqipërinë në një vend normal. Drejtësi njësoj për të gjithë.” tha Meta./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT