“Kanë treguar të njëjtat qëndrime me…”, BE: Kush mbështet Rusinë, nuk futet në BE, Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë treguar…

Bashkimi Europian ka  tërhequr vëmendjen Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit, të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

Sipas BE vendimet e ardhshme në procesin e zgjerimit do të kushtëzohen me sjelljen e këtyre shteteve ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe deklaratave të përgjithshme ndaj pushtimit rus në Ukrainë.  

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë përshtatur deri më tani plotësisht me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme.

“BE-ja, apo më saktësisht vendet anëtare, në të ardhmen gjatë vendimeve që kanë të bëjnë me vendet përkatëse do të marrin parasysh nivelin e përshtatjes me qëndrimet e bllokut europian, deklaratat dhe solidaritetin e dëshmuar nga këto shtete për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore të BE-së.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë përshtatur deri më tani plotësisht me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme. Ne presim dhe në këtë drejtim jemi angazhuar me vendet anëtare dhe partnerët në rajon, që t’ua shpjegojmë se sa është e rëndësishme në këto rrethana kur është rrezikuar rendi botëror i bazuar në ligje dhe rregulla, të mbështesin BE-në dhe të kenë qëndrimin e njëjtë me ne rreth sanksioneve”, tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT