Humbet sërish ushtria ruse, regjistrohen dy kolonelë dhe dy nënkolonelë të vdekur nga luftimet në Ukrainë

Ushtria ruse po vazhdon të shënoi viktima të një pas njëshme në frontin e luftës me Ukrainën.

Nikur nga kjo kujtojmë se të premten u bë varrimi i kolonelit Aleksandër Bespalov në rajonin e Ozerskut.

Sipas një deklarate lokale, Bespalov u vra në Ukrainë gjatë një “operacioni special ushtarak”. Në të njëjtin njoftim theksohet se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të. Ndërkohë në foton e kolonelit të vdekur, shihet ai ka të varur në gjoks dy radhë medaljesh.

Mësohet se Ozersk është një qytet i mbyllur rus i koduar me emrin City 40. Në fakt, është qyteti ku lindi programi bërthamor sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë, më 30 mars, autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e një koloneli tjetër. Ishte Dennis Kurilo, komandanti i Brigadës së 200-të , i cili u vra gjatë një beteje në Kharkov.

Gjithashtu në të njëjtën ditë u mbajt edhe varrimi i nënkolonelit Dmitry Dormidodov, i cili u vra më 20 mars pas një sulmi me raketa. Një tjetër viktimë ruse ishte nënkoloneli Igor Zakharov, i cili u varros në qytetin e Kirzakh. Në fakt, Zakharov u nderua pas vdekjes me Medaljen e Guximit nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT