Bardh Spahia tregon bisedën e parë me Berishën pas fitores: Ishte i entuziazmuar, më telefonoi dhe më tha…

Kryetari i sapozgjedhur i dalë nga zgjedhjet e 6 Marsit i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, folur mbi marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe për telefonatën që ai ka marrë nga ai pas fitores.

Spahia tha se marrëdhëniet me Berishën janë shumë korrekte dhe sapo është shpallu fitues ai e ka marrë në telefon dhe e ka uruar për fitoren.

“Marrëdhëniet me të i kam shumë korrekte. Ka qenë një fitore e madhe për demokratët dhe Komisionin e Rithemelimit dhe entuzizmi i parë ka qenë telefonata e profesor Berishës “Urimet më të mira”- më tha me një entuziazëm të madh.

Ndërsa sa i përket marrëdhënies së tij me kandidatin e Lulzim Bashës në Shkodrës, Xhemal Bushatin, Spahia tha se ka pasur bashkëpunime por pas procesit të garimit nuk kemi pasur komunikim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT