Kush e shkatërroi ekonominë tonë prodhuese?
Nga Aranit Muraçi

Koha më e mirë për të mbjellë është para 30 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani.
Ky proverb i vjetër i vlen ekonomisë sonë “prodhuese”, që kur kaloi nga një sistem në një sistem tjetër politik, në vend të zhvillohej, preferoi të vet-shkatërrohej, falë “ekspertëve” dhe “politik-bërësve vizionarë”, për shkakun e të cilëve shpjegohet çdo vit fenomeni i pandalshëm i largimit masiv të njerëzve të punës.
Kuptohet që bujqësia nuk zhvillohet me “juristë” e “ekonomistë” të cilët nuk njohin as historinë e tyre të diplomimit dhe nuk kanë sesi të njohin historinë e zhvillimit të vendit të tyre.
Për të kuptuar rëndësinë dhe evolucionin e bujqësisë në kohrat moderne, mjafton të vizitoni dhe të njiheni me fermën e Philip Volk, pranë qytetit të Rugby në Dakotën e Veriut, SHBA.
Brenda ndërtesës së vjetër buzë rrugës ka pajisje me vlerë qindra mijëra dollarë. Një autokombajnë e madhe e kuqe qëndron pranë “mbjellësit të ajrit” (dron) dhe aty ndodhet po ashtu një traktor më i madh se një rezervuar. Tërhequr nga traktori, i cili ndjek automatikisht një hartë të drejtuar nga GPS, droni që e mbjell grurin nga ajri e përshkruan tokën dhe, në vetëm një javë apo më shumë, mbjell të gjithë të korrat, e cila në fermën e Volk është kryesisht grurë pranveror.
Pesë deri në gjashtë muaj më vonë, autokombajna korr gjithça po aq shpejt, dhe më pas kamionët e zbresin në rrugën drejt një makinerie përpunimi gruri, ku klasifikohet dhe ngarkohet në trenat (ju kujtohen hekurudhat dikur) që e çojnë atë në bregun perëndimor, kryesisht për t’u eksportuar në Japoni.
Me një ekip prej katër vetash (dhe disa të afërm dhe fqinjë të tjerë të punësuar në kohën e korrjes) Volk është në gjendje të kultivojë 5,000 hektarë tokë. Stërgjyshi i tij, i emigruar në Amerikë nga Gjermania, duhej ta lëronte tokën me kuaj, pastaj ta mbillte me dorë, si dhe të punësonte me dhjetëra, në mos me qindra punëtorë. Traktori i parë i fermës, i blerë nga gjyshi i Volk pothuajse një shekull më parë. Ai ende qëndron në hambar (nuk ka shkuar për skrap). Traktori nga pajisjet moderne pranë saj mbehet aty për të treguar historinë e saj. Makineri të tjera nuk janë të përdorshme në fermë por mbahen aty si në muzeum.
“Ekspertët” e shumtë të ekonomisë së vendeve të prapambetura vazhdojnë të mbeten të verbuar nga historia e “General Motors” duke mos ditur që bujqësia është sektori që zë peshën kryesore dhe ka rëndësi jetësore veçanërisht aty ku industria nuk ekziston dhe as nuk ka për të ekzistuar.