Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi në “listën e zezë” të SHBA/ Reagon Sekretari i Shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me listën e re të personave të shpallur “non-grata” nga SHBA.

Me anë të një postimi në Twitter, Blinken shprehet se vendimi vjen për të përcaktuar persona që kanë kryer aktivitete destabilizuese dhe korruptive.

“Sot, Departamenti i Shtetit dhe @USTeasury  ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. Shtetet e Bashkuara dhe partnerë si MB po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”- shkruan Blinken.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT