Sanksionet e SHBA / Ornaldo Rakipi: Do të jap dorëheqjen, babai im është super i pastër!

Deputeti i PS-së Orlando Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi ka reaguar për vendimin.
“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër.
Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër. Ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëjë gjithçka.”, tha ai.
I pyetur nëse do të japë dorëheqjen, Ornaldo Rakipi u tha gazetarëve se është i gatshëm.