Non-grata e Ndroqit dhe Rakipit/ Sali Berisha: Lobim i pastër korruptiv i Soros dhe Ramës

Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Politiko” të gazetarit Alfred Lela në Top News.
I pyetur për lajmin e fundit për shpalljen non-grata të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit, ish-kryeministri e quajti lobim të pastër korruptim të Soros dhe Ramës.
Megjithatë Berisha tha se ende nuk ka lexuar motivacionet pasi kishte qenë i zënë në parlament.
“Lobim i pastër korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës. Sali Berisha është sanksionuar pa pasur asnjë lloj padie apo procesi. Nëse një proces vjen me fakte atëherë po. Unë nuk kam lexuar akoma motivacionin.
Unë takohem me çdo gjë që ka të bëjë me fakte e argumenta. Për mua, është qeveria aktuale organizatë kriminale,” tha Berisha.