Ukraina para nesh në BE? Rama: Nuk ndodh! Por dhe nëse ndodh, nuk bëhemi xhelozë

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të bëhej xheloz nëse Ukraina do të bëhej pjesë e Bashkimit Europian para Shqipërisë, ndonëse mendon se ka pak gjasa të ndodhë një gjë e tillë.

Duke u përgjigjur gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Rama tha se më tepër është i shqetësuar “se mos Ukraina e mendon vërtet që mund të hyjë më shpejt, jo se do të hyjë më shpejt”.

“Pyetja se a ndjehem unë i shqetësuar që Ukraina mund të hyjë më shpejt në BE sesa ne që kemi vite që presim, më vë pak në pozitë sepse duhet të them të vërtetën. Unë më tepër jam i shqetësuar se mos Ukraina e mendon vërtet që mund të hyjë më shpejt, jo se do të hyjë më shpejt.

Nuk duhet shumë shkencë për ta kuptuar si funksionon BE dhe kjo nuk mund të ndodhë sipas meje, dhe nëse do të ndodhte, nuk do të bëheshim absolutisht xhelozë që Ukraina do të hynte përpara”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT