Gazetarja: Një grup kriminal është përgjuar duke përmendur zyrtarin e lartë me pseudonimin “Matematiku”

Një zyrtar i lartë ka dalë në përgjimet e një grupi kriminal në Shkodër, thotë gazetarja Klodiana Lala.

Sipas saj, zyrtari është person politik, dhe në bisedimet mes grupit kriminal është përmendur me pseudonimin “Matematiku”.

“Një zyrtar i lartë, njeri politik, del në përgjimet e një grupi kriminal në Shkodër me pseudonimin “Matematiku”. SPAK duhet të hetojë maxhorancën aktuale, por duhet të hetojë edhe maxhorancën e mëparshme”, u shpreh Lala në emisionin “Opinion” duke shtuar se SPAK do të lëshojë urdhër arreste të tjera për disa çështje të konsideruara si afera të mëdha korruptive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT