Zbulohet pasuria “e çmendur” e një prej oligarkëve të Putinit, ja si e kishte fshehur

Dokumentet e zbuluara nga BBC tregojnë se si një oligark rus i sanksionuar, Suleiman Kerimov, ka fshur pasurinë e tij.
Dokumentet u zbuluan si pjesë e Pandora Papers Russia, një hetim i udhëhequr nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues.
Në hulumtimin e zhvilluar u zbulua se si një artist zviceran tatuazhesh u emërua gabimisht si pronar i një kompanie që transferoi më shumë se 300 milionë dollarë për firmat e lidhura me Kerimov.
Gjithashtu dokumentet tregojnë se si 700 milionë dollarë transaksione dhe pronësia sekrete e pronave luksoze kaluan të pazbuluara.
Hetimi ekspozon dështimet e sistemit bankar dhe pengesat që pengojnë sanksionet perëndimore.