“Po punon për Bashën”, Berisha i kërkon Aliabeajt dorëheqjen/ Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Grupit të PD

Grupit i PD ka zhvilluar këtë martë mbledhjen e thirrur nga kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.
Mësohet se që në nisje të këtij takimi, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Alibeajt.
“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD-së për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama”, ka thënë Berisha, duke shtuar: Përbashkimi i PD ka patur veshtirësi por ekziston një vullnet i gjere si në bazë si te deputet për të zhbërë një periudhë të shkurtër perçarje….
…Një njeri dha doreheqjen, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të verteta të hidhura si dosjen ruse psh. Une e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë, ka thënë Berisha.
Më tej Berisha u shpreh se Alibeaj dorëzoi në Gjykatën e Apelit Tiranë një padi për njohjen e statutit të 11 dhjetorit por pa asnjë tagër.
“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha.
Ndërsa Alibeaj mësohet se ka thënë:
“Unë jam Enkelejd Alibeaj dhe si bej hije askujt. E kam bere padinë dhe do e mbroj deri ne fund. S’jam vasal i askujt”.