FOTO/ Ish-ushtari gjerman i UÇK-së shfaqet në Bucha të Ukrainës, cili është qëllimi i vizitës?

Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, i identifikuar si Roland Bartetzko, është shfaqur nga Bucha e Ukrainës.

Ish-ushtari Bartetzko në rrejtet sociale  ka publikuar një foto nga atje, duke shkruar edhe lokacionin në Bucha, vendi ku pak kohë më parë rusët kryem masakrën e tyre ndoshta më të madhe të bërë në Ukrainë.

Kujtojmë se varreza masive, trupa të pajetë të shtrirë në rrugë, u panë në masakrën që ka ndodhur nga rusët në qytetin e shkatërruar pas çlirimit, Buchës.

Roland Bartetzko, ish-nënoficer i Bundswehrit gjerman, dy herë ka luftuar kundër serbëve në Kroaci dhe në Kosovë.

Nuk dihet se cili është qëllimi i tij në Ukrainë, megjithatë ish-ushtari ka veshur një anti plumb që shkruan Press (Media)./ gazeta Shqip

FOTO/ Ish-ushtari gjerman i UÇK-së shfaqet në Bucha të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT