VIDEO/ “Ndroqi rrinte në zyrën tënde”! Gazetari shpërthen ndaj Vasilit: Netë të tëra te Gjiri i Lalëzit, ishte produkt i Ilir Metës

Gazetari Elvi Fundo thotë se Ylli Ndroqi ka patur mbrojtjen e politikës. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fundo tha se Xhemail Pasmaçiu, identiteti i mëparshëm i Ndroqit, hynte dhe dilte nëpër zyrat e  politikanëve.

“Zoti Ylli Ndroqi, miku i Metës, mbështetës i LSI. Është trafikant droge. Hynte dhe dilte në zyrën e Petrit Vasilit.

Ylli Ndroqi është produkt i kastës politike, i mbrojtur nga kasta politike. Nuk mund të jeni mall të Ylli Ndroqit. Duhet të shohim përtej Ylli Ndroqit.

Harrove përgjimin Meta-Prifti, që vete negocionon Ylli Ndroqi?

A do të kujtoj kur SPAK bëri sekuestrimin e pasurimit?

Paradë mode bënin me Ylli Ndroqin. Të gjithë e dinin që ai ishte Xhemail Pasmaçiu. Është produkti më thelbësor i Ilir Metës dhe i mbështetur nga Ilir Meta.

Zoti Vasili a ka qenë Ylli Ndroqi në Gjirin e Lalëzit me Ilir Metën? Po në zyrën tëndë ka qenë?

Miku i Ilir Metës që hynte dhe dilte në shtëpinë e Tit Vasilit si në shtëpinë e vetë. Zoti Vasili nuk mund ta mohoni, nëse keni pasur një trafikant droge nuk mund ta mohoni.

A ka qenë në Gjirin e Lalzit me Metën?”, pyeti gazetari, ndërsa Vasili iu përgjigj prerë “Jo”.

Por gazetari insistoi: “Si nuk ka qenë? Pse gënjen e kam parë me sytë e mi. Po në zyrën tuaj a ka qenë kur ke qenë ministër?”./m.j

Shihni videon me debatin:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT