Non-grata është e panegociueshme? Berisha: Çdo ofertë e kam refuzuar! Unë do të vazhdoj…

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe njëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, se ai nuk do të pranojë asnjë negociatë për të diskutuar për shpalljen e tij  non-grata.

I pyetur nga gazetarët se cila do të jetë rruga për tu afruar me SHBA-të duke parë që non-grata është i panegociueshëm, Berisha tha se ai do të vijojë në rrugën që ka zgjedhur.

Pyetje: Non-grata kusht i panegociueshëm, si do t’i përmirësoni marrëdhëniet me SHBA-të?

Berisha: Unë nuk kam bërë dhe nuk bëj asnjë përpjekje për negociata. Çdo ofertë për negociata e kam refuzuar, kam zgjedhur atë rrugë që kam zgjedhur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT