I veshur si ushtar ukrainas/ Arrestohet deputeti i opozitës pro-ruse në Kiev

Viktor Medvedchuck, deputet i opozitës pro-ruse në Ukrainë, u arrestua me një operacion special të inteligjencës ukrainase ditën e sotme.

Lajmin e bëri të ditur vetë Presidenti Volodymyr Zelensky në Telegram, duke postuar dhe një foto të Medvedchuck në pranga, i veshur me uniformën e forcave të armatosura ukrainase.

Opozita pro-ruse në Ukrainë e ka mbështetur që prej fillmit pushtimin, duke organizuar dhe operacione në mbështetje të separatistëve në lindje të vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT