7 orë mbledhje e grupit të PD nuk zgjidh krizën

Një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që zgjati 7 orë nuk mundi dot të sheshojë përplasjet mes palëve brenda selisë blu. Pas debateve të gjata e vetmja çështje për të cilën u ra dakord ishte bashkimi i demokratëve, por rruga si do të bëhet mbetet ende e paqartë.
Enkelejd Alibeaj tha se shumica në mbledhje kërkoi që të ndaleshin nismat e njëanshme, por ish-kryeministri Berisha tha se përpjekjet e Alibeajt dështuan dhe se Kuvendi i thirrur në 30 prill nga Komisioni i Rithemelimit nuk ndalet.
Madje Berisha tha se Alibeaj ka humbur besimin Komisionit të Rithemelimit pas padisë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit.
Berisha tha se ishte dakord që të bëhej një audit i procesit të kryer dhe anëtarësisë ndërsa Alibeaj ftoi të gjithë deputetet që të dorëzojnë të shkruara propozimet për bashkimin e demokratëve.