“Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Zotohem se…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama teksa e konsideroi atë si të vdekur.
“Edi Ramën zotohem se do ta nis politikisht atje ku e meriton. Zotohem para të gjallëve”, tha Sali Berisha.
“Shqipëria që thotë Rama ekziston vetëm në realitetin e tij. Realiteti i tij është një realitet që nuk ekziston”, deklaroi Berisha.
“Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit” u shpreh kryeministri Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për presidentin e ri disa dite me pare.