Cili është batalioni Azov që po mbron Mariupolin?

Mbrojtja e Mariupolit ka përfshirë batalionin Azov, një forcë më e vogël se 1000 burra, të cilët përbëjnë një pjesë të vogël të forcave të përgjithshme të Ukrainës, por që kanë qenë në kryefjalë që nga fillimi i luftës në Rusi, shkruan BBC.
Prania e tyre në Mariupol ka qenë një fokus kryesor i luftës propagandistike të Moskës. Rusia i referohet pushtimit të saj si një “operacion special ushtarak”, duke pretenduar se është për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën.
Në vitin 2014 u formua si një milici ultranacionaliste, për t’i rezistuar separatistëve të mbështetur nga Rusia që pushtuan një pjesë të Ukrainës lindore.
Por që atëherë batalioni është nën mbikëqyrjen e qeverisë ukrainase si pjesë e Gardës Kombëtare. Pjesë e batalionit janë një sërë nacionalistësh, ultranacionalistësh dhe të rinj të tjerë që i janë bashkuar grupit nga urrejtja e përbashkët kundër Rusisë, dhe shumë prej tyre janë rusisht-folës.