Ukraina pretendon se goditi luftanijen ruse me raketa, Rusia: Është dëmtuar seriozisht nga shpërthimi

Raporte kontradiktore kanë dalë nga autoritetet ruse dhe ukrainase për incidentin që përfshiu një anije luftarake ruse në Detin e Zi. CNN raporton se nuk ka asnjë provë nuk ka dalë për të mbështetur pretendimet e tyre dhe nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur atë që ndodhi.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi të mërkurën se luftanija Moskva u evakuua pas një zjarri që shpërtheu në bord, duke dëmtuar rëndë anijen. Kjo u raportua nga mediat shtetërore ruse, të cilat theksuan se shkaku i zjarrit po hetohet. Raportet ruse nuk dhanë informacione për viktima.

Por disa orë më parë, administratori rajonal i shtetit Odesa, Maxim Marchenko, pohoi në një postim në Telegram se forcat ukrainase goditën anijen me raketa “Neptun” duke shkaktuar dëme serioze në të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT