E pranon edhe Paloka: Situata PD është nuk është shumë pozitive

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka pranuar se situata brenda Partisë Demokratike nuk është pozitive.

Paloka më tej tha se ka zhvillime të rëndësishme në në favor të PD dhe opozitës.

Deputeti theksoi se linja ndërkombëtare, që deri sot mendohej se Rama e kishte ‘futur në thes’ nuk është siç duhet.

“Nuk mund të them që brenda PD është në një situatë shumë pozitive, por situata politike ka një zhvillim në favor të PD dhe opozitës. Vetëm dje organizata më e fuqishme e partive të qendrës së djathtë, ka nxjerrë një rezolutë që është tërësisht në favor të opozitës shqiptare, dënon me ashpërsinë më të madhe narkoshtetin dhe zgjedhjet e grabitura. Gjithçka pra që opozita ka ngritur si shqetësime këto kohë. Ky nuk është hapi i parë por as i fundit. Vërtetë Rama ka futur disa në thes me metodat e tij, por s’mund të fusë të gjithë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT