FOTO/ Berisha mbanë fjalën në Kuvend, Basha braktis seancën plenare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvend, ku nuk ka kursyer akuzat e shumta ndaj qeverisë.
E teksa Berisha mbante fjalën në foltore, ish-kreu i PD, Lulzim Basha është kapur nga kamerat duke folur në telefon, teksa është larguar nga salla.
Kujtojmë që ka pasur përplasje mes Bashës dhe Berishës, ku ky i fundit hodhi akuza të rënda ndaj ish-kryetarit të PD, duke thënë se nuk shkon dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij aty ka një dosje të hapur.
