Alibeaj thirrje socialistëve: Hiqni sikletin dhe flisni për “non-gratat”, ju s’jeni më maxhorancë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga kolegët e tij socialistë të mbajnë një qëndrim të qartë ndaj personave të shpallur “non-grata”, veçanërisht pas sanksionimit të ish-deputetit Aqif Rakipi.

Nga foltorja e Kuvendit, duke komentuar raportin e DASH për Shqipërinë, Alibeaj tha se ky raport tregoi edhe se socialistët nuk janë më maxhorancë, dhe si rjedhojë s’kanë të drejtë të qeverisin.

Pjesë nga fjala e Alibeajt në Parlament:

Këtë javë ka ndodhur dhe një dizenjim nga Departamenti i Shtetit dhe Thesarit, këtu ka që në mëngjes e sot që nuk flet askush nga ju, për të mbajtur një qëndrim. Në fakt përgjegjësinë më të madhe politike duhet ta mbajë ai që nuk është këtu, kryeministri. Cili është qëndrimi tuaj për të shpallurit “non-grata”, cili është standardi juaj për të sotmen dhe të ardhmen? Keni ju një opinion? Është shpata e Demokleut politike që qëndron mbi kokën tuaj. S’duhet ta mbanin të ulur kokën dhe të lexoni celularin, do të duhet të hiqni sikletin, nxirrni autonominë tuaj njerëzore, përpara se të vijë ai këtu dhe t’u japë urdhër.

Nuk është përgjegjësi individuale, është përgjegjësi publike e të gjithëve këtu. I lexoni ju DASH? Jo vetëm ka rrëzuar zgjedhjet dhe i ka dhënë të drejtë opozitës, por ka treguar edhe diçka tjetër, nuk jeni maxhorancë, dhe s’keni të drejtë të qeverisni shqiptarët. Dilni flisni këtu tani, shikojini shqiptarët në sy dhe merrni masat tuaja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT