Kushti i panegociueshëm i Brukselit për Tiranën: Pranga funksionarëve të lartë dhe ministrave për hapjen e negociatave

Integrimi europian i Shqipërisë është në dorë të organeve ligjzbatuese, e veçanërisht Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucione këto që kanë tagrin për të hetuar dhe prangosur ministra dhe ish-ministra, kryebashkiak dhe ish-kryebashkiakë, drejtorë e ish-drejtorë, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Vitin që shkoi Brukseli i ka vendosur Tiranës zyrtare disa kushte që duhet të plotësojë në këmbimi të hapjes së dritës jeshile për t’iu çelur negociatat me BE, sikundër është edhe goditja me zero tolerancës ndaj zyrtarëve “VIP”.
Por gjërat duket se po lëvizin për mirë, pasi kohët e fundit kemi parë që SPAK iu ka dhënë një goditje të fortë të korruptuarve dhe të inkriminuarave. Dy presona që sot ndodhen në bangën e të akuzuarve, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, Bllako dhe Koka akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe me gjasë, atyre pritet t’iu bëjnë shoqëri në burg edhe të tjerë zyrtarë dhe politikanë, që kanë abuzuar dhe shkelur ligjin. Kështu që nuk ka dyshime dhe interpretime, pasi nisja e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian kalon përmes shembjes së perandorisë së krimit dhe korrupsionit 30 vjeçar.
Të korruptuarit në Shqipëri, janë në alarm
Ditët e fundit BE ka dhënë sinjale se është e gatshme që të çelë negociatat me Shqipërisë, ndërkohë që ka bërë të ditur se është tejkaluar vetoja “bullgare” që na penalizoi vendin tonë, për shkak të konfliktit Maqedoni e Veriut-Bullgari. Por dora e shtrirë e Bashkimit Europian ka edhe anën tjetër të medaljes, sepse mesazhi i Brukselit për shqiptarët është shumë i qartë: “Pa u prangosur kokat e krimit dhe korrupsionit, nuk ka bisedime për pranimin e Shqipërisë në BE”. Kjo do të thotë se muajt që vijnë janë vendimtar për integrimin, pasi Bashkimi Europian do të ripërsërisë qëndrimin për “perspektivën evropiane” për Ballkanin Perëndimor.
Më konkretisht gazeta ka mësuar se sikurse edhe në deklaratat e mëhershme, nga samite të ngjashme, edhe kësaj radhe pritet të përsëriten thirrjet për respektimin e parimeve të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, shoqërisë civile, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pakicave dhe kritereve tjera të cilat janë parime themelore të BE-së. Kështu që nisur nga presioni i madh i Brukselit për Tiranë zyrtare që hapja e negociatave duhet të shoqërohet me hetimi në nivele të larta, sytë tashmë janë tek SPAK dhe BKH.
Është pikërisht Prokuroria Speciale, ajo që ka në dorë hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, pasi integrimit varte nga goditjet që SPAK do të bëjë sa i takon luftës kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar. Pra thënë troç në fund të tunelit ka dritë jeshile dhe se po ngushtohet laku për të korruptuarit, ku më të rrezikuar janë prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting, si dhe politikanë dhe pushtetarët e përfshirë në afera. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./SOT