“Ndryshe thotë e ndryshe bën”/ Bardhi zbulon bisedën me Berishën: Më erdhi në zyrë dhe…

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, sa i përket çështjes së ankimimit të vendimit të dhënë për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit.
Ai tha se Berisha kishte shkuar në zyrën e tij dhe i kishte thënë se veprimi për të ankimuar vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri ishte i drejtë, ndërsa nga ana tjetër publikisht shprehet ndryshe. Bardhi shtoi se Berisha e kishte regjistruar bisedën me qëllim që ta përdorte nëse thuhej diçka që i leverdiste.
Bardhi: Berisha erdhi në zyrën time, biseda ishte e regjistruar. I deklarova se e njoh realitetin e ri ligjor, nuk pengoj askënd të përdorë selinë, por mbështes padinë. E regjistruan se mnd të na akuzonin për pazare. Berisha tha se Gjykata duhet respektuar ndërsa shtoi se njihte të drejtën për të kundërshtuar vendimin e zotit Zhukri. Berisha ndryshoi rrugës, ka një 1 muaj që punon për shkarkimin e Alibeajt. Berisha ndryshe vepron dhe tjetër gjë thotë. Ma thonë kolegë deputetë. Jam dëshmitarë.