Ministrja e Drejtësisë shkoi në Hagë t’i takonte, Thaçi e Veseli e refuzojnë, presin zyrtarin e PDK-së

Ish-kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku edhe është takuar me ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi, ish-kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kilaj me anë të një postimi në Facebook, teksa është shprehur: Sot vizitova themeluesit e shtetit të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

“Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm shpresa e besimi që përcollën te unë më bënë që të ndjehëm krenar që pata mundësinë të i njofë në lufte e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre”, vijon Kilaj duke ndarë dhe disa foto të vjetra me Thaçin e Veselin.

Dje e ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka komentuar refuzimin e ftesës për vizitë në Hagë nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Haxhiu udhëtoi në Hagë para disa ditëve dhe u takua me të gjithë ata që po mbahen në paraburgim, përvec Thaçit dhe Veselit që refuzuan takimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT