“Duan të mbulojnë krimet e luftës”/ Tmerri vazhdon, rusët zhvarrosin trupat e civilëve në Mariupol

Autoritetet ukrainase kanë ngritur alarmin duke akuzuar Rusinë se po zhvarrosin trupat e pajetë të civilëve të vrarë gjatë luftës, në përpjekje për të fshehur krimet e tyre.

Këshilli i qytetit me anë të një postimi në Telegram, njoftojnë se pushtuesit nuk po i lejojnë qytetarët ukrainas të varrosin të afërmit e tyre. Oborret e çdo banese private apo blloqeve të banimit, kanë nga një mbikëqyrës dhe një ekip rus që po bëjnë zhvarrosjen e trupave.

Sipas Ukrainës, në Marioupol ka 13 krematoriume të lëvizshme dhe autoritetet e qytetit dyshojnë se rusët po përpiqen të mbulojnë krimet e luftës.

BBC nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet, por ajo gjatë shtatë javëve të bombardimeve të pamëshirshme ruse, uria dhe temperaturat e ngrira kanë lënë të vdekur mijëra banorë të Mariupolit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT