“Armë Millosheviçit për të luftuar kundër Kosovës”, Çupi shpërthen ndaj Berishës: Kur ishte president i shiste naftë dhe… 

Analisti Frrok Çupi nisur nga bombardimet ruse në Ukrainë ka sjellë në kujtesë sesi ish-kryeministri Sali Berisha në kohën kur ishte president i shiste naftë dhe armë Millosheviçit për të luftuar kundër Kosovës. Përmes një statusi në rrjette sociale, ai theksoi, se me ato armë që iu shitën u vranë 8 mijë burra në tre ditë.

“Dedë Kasnecin e kishin emëruar përgjegjës të një turni policor në breg të Liqenit të Shkodrës. Me ca sy të ndritur, që në rini do të ishin nisur për sy të kaltër; me një sinqeritet që i buronte gjithë fytyrës, Deda tregonte historinë me thesin e parave, pa e ditur se po dëshmonte një krim shumë të rëndë të kreut të shtetit.

Presidenti Berisha e kishte hapur rubinetin e naftës dhe të armëve për t’i dhënë jetë regjimit të egër anti- njerëzor të Sllobodan Millosheviçit. Që nga viti 1992 deri në vitin 1996, presidenti i Shqipërisë, Berisha, i dërgoi miliona tonë naftë dhe miliona armë regjimit gjakatar të Millosheviçit, që u derdhën e shkatërruan jetën e popullit boshnjak dhe të shqiptarëve të Kosovës. Vetëm në Srebrenicë të Bosnjës, me ato fuqi të përcjella nga Tirana, u vranë 8 mijë burra në tre ditë.

Ndërsa në Kosovë u krye mizoria e njohur shtetërore”, tha ai. Sipas tij, nëse Berishës do t’i vinte rasti, ai do të ishte në krah të Putinit që t’i marrë frymën Amerikës dhe Perëndimit. Ai bëri me dije edhe se cilët janë emrat që qëndronin pas tij në atë kohë.

“Presidenti Berisha, kundër vullnetit politik e njerëzor të botës përparimtare, kishte hyrë në ujdi me Bullatoviç, Arkan dhe Millosheviç dhe kishte hapur rubinetin e naftës për armën vrastare. Sikur t’i vijë rasti, Berisha do të ishte në krah të Putinit që t’i marrë frymën Amerikës dhe Perëndimit, njësoj si në vitin 1992.

E pastaj njerëzit pyesin pse e shpallin non- grata, Amerika është e keqe. Ku janë leitnantët e Berishës? Vdiq në rrethana misterioze, i hedhur poshtë nga Berisha. Ku janë Ali Kazazi dhe Ali Spahia, drejtorë të marketingut të ‘Shqiponja’? Të vdekur në rrethana misterioze, në të njëjtin spital me shokët”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT