E rëndë në Greqi, pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18-muajsh shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar Agios Leontas, Zakynthos , ku një fëmijë 18-muajsh me origjinë shqiptare u sulmua për vdekje nga një pitbull.
Mediat greke shkruajnë se fëmija ishte në oborrin e shtëpisë së tij kur iu afrua qenit të familjes, i cili e sulmoi me egërsi të madhe, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Edhe pse prindërit njoftuan ambulancën dhe i mituri u dërgua në spital, ishte shumë vonë, pasi fëmija nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Bëhet me dije se babai i fëmijës 18-muajsh është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.
Mësohet se dy prindërve të fëmijës, po iu vijnë në ndihmë autoritet greke.