“Pa Berishën, s’ka BASHKIM të PD”, ish-deputeti i PD: Ndasitë mes palëve janë të thella

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani ka folur për situatën në PD, si dhe për platformën e bashkimit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj, por që përjashton Sali Berishën.
Ai tha në një intervistë në “ABC News” se bashkimi i PD pa Berishën, nuk mund të ndodhë.
Sipas tij ndasitë mes palëve janë më të thella në nivele të larta dhe se baza kërkon bashkimin.
“Këto ndasi që janë në nivele të larta nuk reflektohen më aq shumë në bazë. Baza do ribashkimin. Nuk duhet bërë fjalë për emra të përveçëm. Pa Berishën nuk ka bashkim të PD. Nuk është çështja e problemeve me PD. Në këtë rast raporti nxjerr një qeveri shumë të korruptuar. E rëndësishme është vota e lirë.
Kjo nuk e justifikon platformën e zotit Alibeaj që nis me një fjali përjashtuese, por kjo nuk ndalon bashkimin e demokratëve. Bashkimi duhet të fillojë në bazë”, u shpreh ish-deputeti.
Bogdani komentoi edhe takimet e Lulzim Bashës me demokratët në terren, duke thënë se çdo takim me demokratët është i rëndësishëm.
“Është e rëndësishme cdokush duhet ti takojë demokratët. Kur flitet për bashkim, i përfshin të gjithë . rezultati i 6 marsit ka një lexim interesant. Çdo lëvizje e kujtdo në bazë është shumë i rëndësishëm për mendimin tim”, tha Bogdani.